Mustafa viziton Tiranën zyrtarisht. Nisin përgatitjet për mbledhjen e përbashkët 23 mars

Isa Mustafa, i shoqeruar nga zevendeskryeministrat Hashim Thaci dhe Kujtim Shala, ka zhvilluar viziten e tij të parë zyrtare në Tiranë, si kryeminister i Kosoves.Në takimim më kryeministrin Edi Rama ai theksoi faktin se mbështetja e Shqiperisë për Kosovën ka qënë nje kontribut i veçantë në forcimin e shtetit ligjor dhe në ndihmesën per tu bërë pjesë e politikave europiane dhe botërore.Isa Mustafa: “Ne e konsiderojmë me rëndësi të veçantë edhe marrëveshjen për bashkëpunim strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. I konsiderojmë po ashtu shumë të rëndësishme punët që kemi bërë deri tani bashkërisht, përmes të cilave ne në një formë po i kalojmë tërësisht kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, po ndërtojmë marrëdhënie të drejtpërdrejta edhe në fushën e ekonomisë dhe në fushat e tjera. Janë arritur rezultate shumë të mira në arsim dhe në kulturë. Do të bëjmë përpjekje që këto rezultate të shprehen edhe në marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.“Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi se me Qeverinë e re të Kosovës, do te vazhdohet me tej drejt bashkërendimit të forcave dhe bashkimit kombëtar në rrugën drejt BE-se. Në fjalën e tij kyeministri Rama I shprehu mirënjohjen shtetit të për solidaritetin e treguar ndaj zonave dhe njerëzve të prekur prej përmbytjeve të fundit në jug të Shqipërisë.Edi Rama: “Nga ana tjetër, edhe publikisht dëshiroj që në emër të Qeverisë së Shqipërisë të përshëndes progresin e deritanishëm në konsolidimin e shtetit dhe fuqizimin e sovranitetit të Kosovës, si dhe shtrirjen e autoritetit të institucioneve shtetërore në të gjithë territorin e saj,  përfshirë dhe njehsimin e pushtetit gjyqësor. Ne ndajmë së bashku vlerësimin se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë të shkëlqyera e vëllazërore dhe se partneriteti strategjik mes dy shteteve tona, i institucionalizuar në mbledhjen e Prizrenit më 11 janar 2014, është një instrument themeltar që përcakton dhe do të përcaktojë në vijimësi, peshën e faktorit shqiptar në rajon.”Kryeministri nenvizoi bashkepunimin doganor midis dy shteteve ndërkohë që konfirmoi se mbledhja e dytë e përbashkët midis dy qeverive do të mbahet më 23 mars të këtij viti në TiranëPas Takimit me kryeministrin Rama, Isa Mustafa ka zhvilluar një Takim edhe me kryetarin e PD Lulzim Basha, Kryeparlamentarin Ilir Meta, si dhe me ish kryeministrin Sali Berisha.Vizitën e tij në Tiranë Kryeministri i Kosovës e ka përfunduar me vendosjen e kurorave me lule pranë bustit të Adem Jasharit.[caption id="attachment_476053" align="alignnone" width="935"]isa mustafa me ramen Ne foto: Rama dhe Mustafa ne konference te perbashket[/caption]