Një prej të dyshuarve për vrasjen e Nemtsov pranon përfshirjen në krim
Një prej të dyshuarve të arrestuar një ditë më parë gjatë hetimeve për vrasjen e liderit të opozitës ruse, Boris Nemtsov, ka pranuar përfshirjen në ngjarje.Zaur Dadajev, me origjinë nga Çeçenia, është lënë në arrest deri më 28 prill. Ai është një prej dy të dyshuarve kryesorë të akuzuar për ekzekutimin e Nemtsovit në dyert e Kremlinit.Në total pesë vetë dolën para disa gjykatësve gjatë ditës së dielë, të gjithë me fytyra të mbuluara dhe të shoqëruar nga forca të shumta sigurie.Por ndërsa mbi Dadajev dhe Anzor Gubashev rëndojnë akuza që i përfshijnë në vrasjen e opozitarit, mbi tre të tjerët nuk ka ende asnjë akuzë dhe po mbahen në cilësinë e të dyshuarve.Vrasja e Nemtsov më 27 shkurt është konsideruar si vrasja më e rëndë e një figure të opozitës ruse në 15 vitet që Presidenti Vladimir Putin ka qenë në detyrë.Disa kolegë të Nemtsovit, 55-vjeçarit ish-zëvendëskryeministër nën Presidencën e Boris Jeltsin, thonë se nga ekzekutimi i tij përfiton vetëm qeveria dhe do të kënaqen vetëm nëse çështja zbardhet plotësisht dhe vrasësit dënohen sipas ligjit