Zgjedhjet vendore, Mesila Doda për Bashkinë e Tiranës do një femër
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, deputetja demokrate Mesila Doda ka shprehur hapur qëndrimin e saj që në krye të Bashkisë së Tiranës të jetë një grua.Në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, Doda apeloi partitë politike në Shqipëri që në listat e kandidatëve që do të garojnë të rritet pjesëmarrja e grave.“ Tirana është kryeqëndra dhe do të ishte shumë mirë të kishim një zonjë. Por përtej kësaj duhet të shikojmë, që të paktën të garojnë gratë. Aty ku kemi mundësinë që ti rrisim dhe ti fusim në politikë si garuese, si pjesë e asaj ajkës politike po themi, do duhet që ti mbështesim.Në një intervistë për mediat kosovare, kryetare e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda tha se Shqipëria ka av ancuar disi në rritjen e përfshirjes së grave në politike, ndërsa Kosova mbetet mbrapa me vetëm dy Ministre femra.“Ka vende që kanë promovuar disa prej treguesve kryesorë, siç janë për shembull dhe pjesa e pjesëmarrjes në politikë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, pra në vende të afërta të rajonit, edhe në Serbi ishte rritur mjaft përqindja e pjesëmarrjes së gruas në politikë; madje edhe të pjesët e krerëve të shtetit;kryeparlamentarja është grua në Serbi, kemi presidenten në Kosovë e cila është një zonjë, por problemi është që aty ku munden burrat tentojnë ta zhbëjnë dhe këtë standard që është dhe rasti i Kosovës në të cilën kemi dy zonja ministre, dhe ndër të cilat njëra është ministre pa portofol, që në një farë mënyrë është edhe pa ministri.Por kemi edhe rastin e Shqipërisë që ligji, pjesa e zëvendësimit të mandateve ka bërë të mundur që të rritet përqindja e grave në Parlament. Sot kemi rreth 20 % të zonjave që janë parlamentare; kemi një rritje sigurisht dhe të zonjave që janë në qeveri, dhe që është një hap shumë i mirë i bërë në rritjen e standardit në Shqipëri”, thotë ajo.