Doshi-Frroku, përballje aspak e qetë e dy miqve në Prokurori, do verifikohen tabulatet
Fakti që kanë dalë nga dyer të ndryshme, vërteton se Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë zhvilluar një senacë të tensionuar në Prokurorinë për Krimet e Rënda.Dy deputetët ishin thirrur për ballafaqim mbi atë që Doshi ka deklaruar se është vënë në dijeni për atentatin nga deputeti Frroku gje që është mohuar nga kristiandemokrati. Gjatë ballafaqimit nuk kanë munguar as tensionet.Pas nje seance qe ka zgjatur mbi 3 ore, Tom Doshi dhe Mark Frroku kane dalë nga dyer te kundërta të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Deputeti Frroku nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment mbi këtë seance e cila mësohet se nuk ka qenë aspak e qetë. Përballja mes dy miqëve është shoqëruar me tone të ashpra gjatë ballafaqimit mbi deklaratat e dhëna përpara prokurorëve.Deputeti Doshi deklaroi se ka vendosur t’ja lerë drejtësisë fjalën e radhës.Tom Doshi: "Nuk kam asnje koment..ja le drejtesie..."Prokuroria e Krimeve të Rënda, tha se se ballafaqimi mes dy deputetëve ka qenë i tensionuar. Ndërsa prokurorët kanë vendosur ta zgjidhin këtë situatë tensioni duke thënë se do të marrin tabulatet telefonike te dy deputetëve si dhe kamerat e sigurise se kafes ne hotel Shraton ku pretendohet se dy depuetet janë takuar.Të gjitha pretendimet e tyre do të faktohen pasi prokurorët të sigurojne prova që do t’i bindin ata drejt vërtetësisë se deklarimeve të dhëna në këtë sencë ballafaqimi.Nisur nga kontraditat në deklarimet e dhëna përprapra prokuroreve , u pa e arsyeshme që mes Doshit dhe Frrokut të zhvillohej një seancë ballafaqimi.Që prej 7 marsit mësohet se Tom Doshit ështe marr ne mbrotjen e policise. Një gjë e tillë nuk është kërkuar nga deputeti Doshi, por ka qenë inisiativë e policisë së shtetit. Sipas deklaratave që ka bërë Tom Doshi, ndaj tij dhe Fufit ka pasur një plan për eleminim fizik me urdhër të kreut të Kuvendit Ilir Meta. Pas këtyre deklaratave, Prokuroria nisi hetimin kryesisht dhe thirri zyrtarët e lartë të vendit për të dhënë versionin e tyre.[caption id="attachment_476291" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke dalë nga prokuroria[/caption][caption id="attachment_476292" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke dalë nga prokuroria[/caption][caption id="attachment_476165" align="alignnone" width="640"]
(Ne foto: Deputeti Mark Frroku ndërsa hyn në Prokurori)[/caption][caption id="attachment_476167" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Deputeti Mark Frroku teksa mbërrin në prokurori[/caption][caption id="attachment_476209" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Deputeti Tom Doshi i cili mbërrin tek prokuroria[/caption][caption id="attachment_476208" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Deputeti Tom Doshi i cili mbërrin tek prokuroria[/caption]Ora News siguroi dje dokumentin përmes së cilit Prokurori i kërkonte si deputetit Mark Frroku ashtu edhe deputetit Tom Doshi të paraqiteshin në organin e akuzës në orën 12:00 të ditës së hënë.Në të kundërt theksohej në këtë shkresë zyrtare drejtuar nga prokurori Adnan Xholi, që u ka mbërritur dy deputetëve, do të urdhërohet shoqërimi me forcë i tyre.Në këtë shkresë theksohet se do të jetë oficeri i policisë gjyqësore Jon Keta që do të kryejë veprimin hetimor të ballafaqimit mes dy deputetëve.Ndërkaq burime nga policia e shtetit konfirmuan për Ora News se prej ditës së shtunë (7 mars 2015), deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, është marrë në mbrojtje.Një gjë e tillë nuk është kërkuar nga deputeti Doshi, por ka qenë inisiativë e policisë së shtetit.Ndërkaq para se Prokuroria të përballë dy deputetët Doshi e Frroku në organin e akuzës u mor dëshmia e Sali BerishësSipas deklaratave që ka bërë Tom Doshi, ndaj tij dhe Fufit ka pasur një plan për eleminim fizik me urdhër të kreut të Kuvendit Ilir Meta.Pas këtyre deklaratave, Prokuroria nisi hetimin kryesisht dhe thirri zyrtarët e lartë të vendit për të dhënë versionin e tyre.
