Firma e bashkëshortes së Tony Blair fiton kontratë ligjore nga qeveria shqiptare

Firma ligjore e bashkëshortes  së Tony Blair,  këshilltarit të kryeministrit shqiptar, ka fituar një kontratë ligjore me qeverinë shqiptare për  të zgjidhur një mosmarrëveshje arbitrazhi.Lajmi është publikuar pas një investigimi në gazetën britanike "The Telegraph".Sipas gazetës, firma Omnia Strategy, e Chery Blair, është ngarkuar të veprojë për llogari të Shqipërisë në një mosmarrëveshje arbitrazhi me vlerë çerek miliardi paund.Mosmarrëveshja ligjore pason një vendim të marrë nga qeveria socialiste për t'i hequr kontratën prej 250 milionë paund kompanisë amerikane  Rapiscan që kishte për detyrë të vendoste dhe operonte skanera specialë në kufijtë ndërkombëtarë të vendit.Rapiscan Systems fitoi një kontratë 15 vjeçare në prill 2013 teksa Shqipëria përpiqej të forconte kufijtë e saj dhe të ndalonte trafikun e drogës, duhanit dhe armëve, si dhe atë të qenieve njerëzore.Por kjo kontratë u anulua nga Shqipëria pas zgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër në shtator 2013. Rama, një mik i z. Blair, në po atë kohë e emëroi atë si këshilltar zyrtar, nënvizon  gazeta.Asokohe edhe ish ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ngriti shqetësim për anulimin e tenderave në mënyrë të njëanshme nga qeveriaRapiscan hodhi Shqipërinë në gjyq në gusht 2014, duke kërkuar nga Shqipëria 250 milionë paund, përmes një çështjeje të ngritur në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, një gjykatë me bazë në Vienë.  Qeveria e Shqipërisë kërkoi me këtë qëllim një kompani ligjore për të luftuar për llogari të saj dhe, pas një procesi tenderues që filloi në tetor të vitit të kaluar, i dha kontratën për konsulencë ligjore Omnia Strategy, një kompanie konsulence ligjore e krijuar nga zonja Blair më 2011.Gazeta kujton se ky biznesi në Shqipëri I zonjës Blair, vjen  pak më shumë se 1 vit pasi bashkëshorti I saj filloi të punojë si këshilltar zyrtar I qeverisë Shqiptare.