Deputetet shqiptare kërkojnë më shumë përfaqësim në politikë e të drejta

Për herë të parë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, deputete nga trevatshqiptare janë mbledhur në një seancë të posaçme në Kosovë, jo vetëm për një Kuvend ceremonial, por për një diskutim të gjerë mbi barazinë gjinore dhe një  përfaqësim të denjë të gruas në politikë.Mirëseardhjen deputeteve ua uroi kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.“ Barazia gjinore është një vlerë e domosdoshme për shoqërinë tonë, ngase përmes saj shoqëria demokratizohet edhe më shumë, politika humanizohet dhe çlirohet nga klishetë e burrnisë ballkanike, si dhe garantohet zhvillimi drejt standardeve më të larta perëndimore të jetës sociale”.Më tej në seancën që u bashkëdrejtuar nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade dhe deputetja më e vjetër kosovare Flora Brovina, parlamentaret shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës kërkuan më shumë pjesmarrje të grave në politikë, si rruga për t’iu kthyer qytetarëve besimin tek politika.Dade: “Pa kontributin e grave Shqipëria nuk do ishte anëtare e NATO-s e as vend kandidat i Baashkimit Evropian. Pa kontributin e  grave Kosova nuk do të ishte e lirë. Po ashtu gratë  shqiptare në Maqedoni kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike e publike për konsolidimin e faktorit shqiptardhe këmbënguljen për zbatimin e  plotë të Marrëveshjes së Ohrit, e cila do parë edhe si mundësi nga prespektiva gjinore. Ne duhet të punojmë më shumë për të drejtat e  shqiptarëve në  Luginën e Preshevës, përfshirë të drejtat e grave si e drejtë e njeriut”.Tahiri: “ Mund t’ju them se Kosova ka qenë modeli i fuqizimit të grave, sidomos gjatë periudhës së çlirimit edhe pas luftës menjëherë. Ne jemi  shembulli i parë në rajon që kemi vendosur pjesmarrjen 30% të grave në parlament por edhe në nivelin lokal”.Bregu: “ Unë kam vetëm frikën e rikthimit të besimit tek njerëzit dhe që veprimi ynë të mos jetë një veprim i mangët, pasi fatkeqësisht veprimet politike sot janë më të mangëta, paktet politike janë fluide dhe po kaq fatkeqësisht them se morali politik shpeshherë është bërë pornografi”.Dade: “ Faleminderit zonja.Bregu. Me sa kuptoj keni vështirësi të mëdha në opozitë, shpresoj që ti kapërceni sa më shpejt”.Kryemadhi: “ Nuk është problemi vetëm te kuotat dhe numrat që duhet të vendosim. Problemi jonë është tek shpirti ynë. Një grua e fortë dhe një politikane e zonja dhe e sukseshme është ajo që e hap fushën e  lojës edhe për gra të tjera, pavarësisht nëse nuk i ka aleate".