Vlorë, dita e nënës, lule prej nxënësve për punonjëset e pastrimit
Janë gra, nëna, por sot edhe pse ka aguar 8 marsi ato janë sërish në punë, një prej më të vështirave për një grua.Është ora 4 e mëngjesit dhe ato kanë nisur të pastrojnë qytetin e Vlorës, por një surprizë e nxënësve të shkollës tregtare, shfaq buzeqeshjen e të palodhurave, duke i shkëputur për pak momente nga përditshmëria e mundimshme e sigurimit të jetesës.Të përlotura punonjëset e pastrimit tregojnë se në 35 vjet në këtë punë asnjëherë nuk kanë marrë lule dhe për më tepër mirënjohje dhe dashuri.Gratë: “Është një lumturi e madhe për ne, që këta fëmijë na vlerësojnë. Ju faleminderit shumë për këtë shpërblim që po na bëni sot sikur edhe me një lule. Është hera e parë biles edhe pse jam në këtë punë ndjehem e lumtur. Ne i shërbejmë qytetit. Ndjej një dashuri dhe respekt si të jem nëna e tyre. Shumë faleminderit”.Nxënësit e shkollës tregtare janë shpërndar pothuajse në të gjithë rrugicat e qytetit bregdetar dhe kanë dëgjuar problemet ekonomike të këtyre grave që përditë kujdesen për pastrimin e Vlorës.Shkolla Tregtare në Vlorë është një nga institucionet më të vjetra arsimore në vendin tonë që daton që prej vitit 1924.