Ukrainë, rebelet lënë armët dhe zbukurohen për 8 mars
Është 8 mars dhe gratë festojnë. Edhe kur janë në luftë.12 femra, pjesë e forcave rebele që kanë shpallur Republikën Popullore të Donjeckut në lindje të Ukrainës kanë lënë për një natë armët dhe janë zbukuruar për të organizuar një sfiladë mode, sigurisht nën mbikqyrjen e rreptë dhe të armatosur të meshkujve.Modelet - ushtare, janë pjesë e batalioneve rebele "Vostok" dhe "Oplot" që kanë luftuar që prej një viti për t'u shkëputur nga Ukraina.Në Hotelin "Donjeck Plaza" ato i janë nënshtruar trajtimit të grimierëve në mënyrë që sfilata të dilte sa më mirë.Sipas vetë femrave, kjo mënyrë festimi tregon se luftëtaret edhe pse me armë në dorë çdo ditë, nuk e kanë humbur sharmin."Është një shfaqje që tregon se edhe femrat ushtarake mund të jenë të bukura," thotë Darja Voronina."Ne shpresojmë dhe e duam shumë paqen, në mënyrë që fëmijët tanë dhe civilët e pafajshëm të mos vriten,” thotë Irina Litvinova.Edhe pse pjesa më e madhe e spektatorëve ishin civilë, rebelë të shumtë ishin të pranishëm për të siguruar mbarëvjatjen e aktivitetit festiv, pasi armëpushimi i arritur mes rebelëve dhe qeverisë së Kievit është tejet i brishtë edhe pse palët kanë tërhequr armatimet e rënda.