U ngjit mbi çatinë e parlamentit britanik, arrestohet

Policia britanike ka arrestuar një person i cili ka kaluar natën në çatinë e godinës së Parlamentit britanik në Londër.Mediat vendase raportojnë se autoritetet u telefonuan mbrëmjen e së shtunës kur një 23-vjeçar u pikas teksa ecte mbi çati.Pas negociatave me policinë, personi u arrestua në orët e para të mëngjesit. Autoritetet e dërguan në rajonin qendror të policisë në Londër, por deri më tani nuk ka asnjë arsye zyrtare se pse ai ishte ngjitur mbi çati.Të shtunën, 5000 vetë u mblodhën para godinës së parlamentit për të protestuar për ndryshimet klimaterike, por ende nuk dihet nëse incidenti është i lidhur me këtë.