Foto të mrekullueshme të bëra me iPhone

Të gjithë jemi familjarizuar tashmë me iPhone. Ky mjet qëndron gjithnjë afër nesh, si një mënyrë komunikimi me miqtë, zile zgjimi, për t’iu përgjigjur e-maileve të punës sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të mbajtur gjithnjë aktivë rrejtet sociale. Por duhet ta dimë që ky aparat i vogël mund të përdoret edhe për të krijuar vepra të vërteta arti. Një fushatë e re e Apple ka hapur një ekspozitë me fotot më të mira të marra nga një iPhone 6. Pjesëmarrësit janë fotografë amatorë. Por rezultati i imazheve ishte impresionues.