Malajzia, e vendosur për të kërkuar avionin MH370 deri në fund

Një vit pas zhdukjes misterioze të avionit MH370, qeveria malajzeze thotë se mbetet e vendosur të vazhdojë kërkimet për avionin dhe 239 njerëzit që mbante.Familjarët e pasagjerëve të zhdukur dhe anëtarë të bordit do të bashkohen këtë të dielë më 8 mars në kujtim të njerëzve të tyre të dashur.Autoritetet malajzeze pritet të nxjerrin një raport të përkohshëm për investigimin.“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e familjarëve të njerëzve që ishin në bord,” thotë kryeministri Malajzisë, Najib Razak, në një deklaratë për shtyp. “Mungesa e përgjigjeve dhe provave definitive, e kanë bërë më shqetësuese situatën”.“Sëbashku me partnerët ndërkombëtarë, Malajzia mbetet e vendosur për të kërkuar, me shpresë që avionic MH370 do të gjendet,” tha kryeministri.Familjarët kërkojnë përgjigjeMungesa e provave për atë çka i ndodhi avionit me njerëz në bord, ka torturuar familjarët.Të afërmit e të zhdukurve kanë shprehur pakënaqësi mbi informacionet që atyre iu është përçuar.Për shumë prej tyre, vendimi i qeverisë malajzeze në fund të janarit për ta deklaruar zyrtarisht të humbur avionin MH370, ishte i gabuar.Këtë të dielë, rreth 500 punonjës të Malaysia Airlines do të bashkohen në Kuala Lumpur në nder të 13 kolegëve të tyre. “Na mungojnë dhe nuk do t’i harrojmë kurrë,” tha Drejtori i Malaysia Airlines, Mohamad Nor Yosuf.