Tjetër vrasje "raciste" në SHBA, policia qëllon 19 vjeçarin
Përsëritet sërish çështja "Ferguson" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një oficer policie ka qëlluar për vdekje të premtën në mbrëmbje një 19 vjeçar me ngjyrë në Madison, pas një konflikti mes tyre.Lajmi u bë i ditur nga policia lokale, e cila shtoi se i riu ishte i paramatosur dhe humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.Ndërkaq edhe oficeri i policisë është shtruar në spital, pas plagëve të marra nga konfrontimi fizik me 19 vjeçarin Tony Robinson. Menjehrë pas vrasjes, banorët e qytetit kanë dalë në protesta kundër policisë." Nëse dallimeve raciale dhe padrejtësitë racore nuk zgjidhen , atëherë së shpejti do të kemi një Ferguson në duart tona. Është qëlluar një 19 vjeçar me pesë plumba në gjoks dhe ai ishte i parmatosur. Situata tek ne është me keq se në të gjithë vendin,” thotë Brendi Grejson.“Ne jemi të kërcënuar me të njëjtën dhunë që u ushtrua ndaj vëllit tonë. Më vjen turp që pjesa tjetër e qytetit vazhdon të lejojë që kjo gjë të ndodhë. Ajo që na nevojitet tani është të mbildhemi për një ndryshim, është koha për një ndryshim të madh,” thotë Erik, një tjetër protestues.Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pas marshit të mbajtur në Selma të Alabamas, në përkujtim të ndryshimit të historisë së popullsisë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vendin e krimit nuk ëhstë gjetur asnjë armë, dhe gjyshja e viktimës Sharon Irëin ka deklaruar se nipi i tij ishte i parmatosur.Ngjarja vjen në kohën kur në Shtetet e Bashkuara është hapur një debat i nxehtë për rastet e shumta të vrasjeve të adoleshentëve me ngjyrë nga policia.Protestat per vrasjen e fundit pritet të degjenorjnë si ato të Fergusonit, të cilat u përhapën në të gjitha vendet amerikane pas vrasjes së 19 vjeçarit Majkëll Braun.