Videomesazhi i Majkëll Zehaf - Bibo para se të sulmonte parlamentin
Kanada- Pesoni që ekzekutoi një ushtar kanadez në kryeqytetin e vendit dhe më pas u fut në godinën e parlamentit vitin e kaluar, thotë në një video regjistrim se e bëri këtë veprim për të kundërshtuar përfshirjen ushtarake të Kanadasë në Afganistan dhe Irak.Majkëll Zehaf - Bibo, i konvertuar në mysliman, e realizoi videon përmes celularit të tij pak minuta para se të niste sulmet më 22 tetor 2014 në Otava."Për ata që janë të përfshirë dhe do e dëgjojnë këtë, është një hakmarrje për Afganistanin dhe për faktin që kryeministri Harper do të dërgojë trupa në Irak" 32-vjeçari e kreu sulmin tri javë pasi Kanadaja vendosi që të niste trupa ushtarake në Irak si pjesë e fushatës kundër Shtetit Islamik.Dy ditë para asaj ngjarje, një tjetër kanadez i konvertuar kishte shtypur një ushtar me makinën e tij në Kebek./Oranews.tv/