Këshilli Bashkiak shtyn ndarjen e banesave sociale për 177 familje

Banorët e Tiranës që presin të përfitojnë një banesë sociale nuk e morën as këtë të premte lajmin e mire.Mes debateve dhe akuzave, anëtarët e këshillit bashkiak nuk arritën ta marrin vendimin për 177 familjet që prisnin në listën e bashkisë.Ishin anëtarët e mazhorancës ata që kërkuan shtyrjen deri në mbledhjen e radhës duke kërkuar dosjet dhe listën e plotë për 385 përfituesit e apartamenteve tashmë të ndërtuara në zonën e Shkozës.Por këshilltarët e djathtë kërkuan që të vijohet sipas rendit dhe kërkuan që kjo çështje të mos marrë ngjyrime politikeReagimin zyrtar në emër të Bashkisë së Tiranës e përcolli nënkryetari Eno Bozdo I cili tha se "Politika e tritolit" bllokoi një projekt të rëndësishëm për qytetarët.Në mbledhjen e këshillit bashkiak, u miratua ndryshim i buxhetit për vitin 2015, i cili do të shtohet me një fond prej 230.6 milionë lekë si dhe privatizimi ibanesave të para viteve '90-të per familjet që kanë një kontratë me shtetin.