Itali, 200 skiatorë shpëtohen nga teleferiku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2015, 20:05
Rreth 200 skiatorë janë shpëtuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë në malet Dolomite në Itali, pas një defekti në teleferikun që po i ngjiste në majë për shkak të erërave të forta në zonë, që arrinin në shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.Autoritetet vlerësuan se udhëtimi me teleferik në resortin e skive në Val Gardena ishte i pasigurt pasi era e fortë shkaktoi rrëzimin e disa pemëve dhe përmes helikopterëve u bë largimi i menjëhershëm i udhëtarëve që kishin ngecur rreth 30 metra mbi tokë.Moti i keq ka përfshirë prej ditësh Italinë, pothuaj në të gjithë territorin.