Përgjimet në Maqedoni: Votues nga Shqipëria dhe presion ndaj shqiptarëve në votime
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, ka pblikuar sërish përgjime të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së brendshme, Gordana Jankulovska. Sipas Zaev nga përgjimet telefonike kuptohen edhe manipulimet që ata kanë bërë në zgjedhjet në Maqedoni, duke marrë banorë nga Pusteci për të votuar për partinë e tyre, VMRO-DPMNE."Do të dëgjoni se si Jankullovska e pranon që në disa shtëpi janë vendosur 50 vetë nga Pusteci të pajisur me karta identiteti dhe do të votojnë për partinë e Gruevskit. Ndërsa Gruevski dëgjohët të thotë që po t'i kishim presparët do të kryenim punë"Në një tjetër bisedë të bërë publike nga lideri i LSDM-së, Jankulovska dëgjohet duke biseduar me ministrin e Transporteve, Mile Janakievski, ku përveç diskutimeve për manipulimin e zgjedhjeve përmes falsifikimit të kartave të identitetit, zbulohet që ajo të ketë thënë se shqiptarët e Kumanovës duhen kapur prej fyti për të mos dalë në votime.Përveç marrjes së votuesve nga Shqipëria, kërcënimeve për largime nga puna dhe presionit ndaj romëve në Maqedoni për vota, Zaev paralajmëroi se të martën e ardhshme do të publikojë sërish materiale mbi skandalet e qeverisë Gruevski.