Holond "i tërheq veshin" Luksemburgut për evazionin fiskal

Presidenti francez, Fransua Holond, i bëri thirrje Luksemburgut që t'i shkojë deri në fund çështjes së shmangies së taksave nga koorporatat shumëkombëshe, deklaratë kjo që nuk i pëlqu shumë kryeministrit të vendit, Ksavier Betel.Pas një hetimi të disa gazetarve vitin e kaluar, u zbulua se disa kompani të mëdha, përfshi gjigantin e blerjeve online, Amazon, Disney dhe Microsoft, kishin regjistruar selitë qendrore të tyre në Dukatin europian për të përfituar nga lehtësirat financiare si taksa e ulët koorporative."Është e papranueshme që kompanitë e mëdha të shmangin taksat të cilat bizneset e vogla dhe të mesme i paguajnë rregullisht, si dhe që individë të veçantë të shmangin taksat për paratë që kanë fituar në shtetin e tyre""Ka shtete të tjera jo shumë larg Luksemburgut, edhe më të mëdha, që kanë praktika të caktuara fiskale. Mendoj që e rëndësishme është të gjejmë një rregullore të përbashkët për të gjithë vendet e Bashkimit Europian mbi këtë çështje. Vendimi nuk duhet të përfshijë vetëm Luksemburgun, por gjithë Europën"Ajo që e bën çështjen e pagëzuar si "LuxLeaks" edhe më pikante, është fakti që regjistrimet e kompanive në fjalë kanë ndodhur kur kryeministër i vendit ishte presidenti i sotëm i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, i cili ka rekomanduar ngritjen e një grupi hetimor për të gjetur parregullsi në regjistrimet e koorporatave në vendin e tij.Vizita e Holond në Luksemburg ishte e para në 23 vjet e një presidenti francez. Ai u prit atje nga duka i madh Henri dhe dukesha Maria Tereza dhe i paraprin marrjes së presidencës së radhës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Luksemburgu, në gjysmën e dytë të vitit 2015.