Meta: Jam gati të ballafaqohem me Tom Doshin dhe Berishën. 6 Orë në prokurori dhe Rama, Tahiri e Frroku
Si rrallë herë kupola e shtetit shqiptar përveç presidentit është përballur këtë të premte (6 mars 2015) me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputeti Mark Frroku ndryshe nga dje, sot nuk iu ngjitën shkallëve të kuvendit por të prokurorisë.Për 6 orë u morën në pyetje për denoncimin e deputetit Tom Doshi, (të përjashtuar një javë më parë nga grupi socialist), për 'komplot për tentativën e vrasjes së këtij të fundit por dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi të urdhëruar dhe paguar nga Ilir Meta".Si Meta Rama, Tahiri e quajnë farsë, histori e turpshme dhe bëjnë thirrje prokurorisë ta zbardhë me patjetër. Gjithashtu Ilir Meta, I akuzuari direkt nga Tom Doshi, u shpreh i gatshëm të ballafaqohej jo vetëm me këtë të fundit por dhe me të akuzuarin e dytë Sali Berisha.Tirane- I pari derën e organit të akuzës ishte Ilir Meta, I akuzuari direkt nga Tom Doshi. Pas një dëshmie jo shumë të gjatë kreu I Kuvendit para gazetarëve sulmoi direkt dy ish partnerët e tij në qeverinë e shkuar Berisha e Basha. Më pas Meta i la vendin ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili mbërriti në prokurori në orën 10:00, kryeministri Edi Rama, në orën 12: 00 dhe deputetit Mark Frroku në orën 12: 40.Vetë kryeparlamentari pas dëshmisë 90 minutëshe deklaroi se do të ishte në dispozicion të prokurorisë në cdo ditë të javës për të dëshmuar për atë ç'ka di për akuzat që më bëjnë deputeti Doshi dhe ish kryeministri Berisha. Madje shtoi ishte gati për tu përballur me dy të akuzuarit e tij: Tom Doshin dhe Sali Berishën. Por nuk harroi ti përcillte dhe një mesazh kryetarit ‘formal” të PD-së, se ndryshe nga ai i cili bëri “çdo gjë për të mbyllur çështjen e aferës me shumë se 230 mln euro në rrugës Durrës- Kukës” Ilir Meta,vetë nuk ka asnjë akuzë.Në kohën kur ministri Tahiri ishte ende në prokurori, kryeministri Rama u tregua korrekt me orarin dhe në 12.00 ishte në zyrën e organit të akuzës. Si rrallë herë, shefi i qeverisë përgjigjen e shkurtër të tij e lexoi në letër.Për kryeministrin Rama: Kjo histori s’mund të mbarojë si film. Prokuroria duhet të tregojë vullnet ta zbardhë. Seanca e marrjes në pyetje e nisur në orën 12:00 përfundoi në orën 13: 45.Perpara prokuroreve dëshmoi edhe Mark Frroku, deputet dhe mik i afër i Tom Doshit, i cili tha se Nuk kam asnjë dijeniMë gjatë nga të gjithë qëndroi pikërisht ministri i Brendshëm. Plot tre orë. Pyetjeve dhe përgjigjeve me kryeprokurorin Adnan Xholi dhe hetuesit e tjerë e cila zgjati gati 3 orë për gazetarët Tahiri preferoi të flasë shkurt. E nisur në orën 10:00 përfundoi në orën 13:30 minuta dhe ministri u largua nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke dekluar se ndinte keqardhje që publiku është ngarkuar me këtë rrëmujë por është koha për të lënë institucionin që të flasë.Saimir Tahiri: "Unë erdha thashë gjithçka që jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe. Ja thashë prokurorëve duke shpresuar që kjo që bëj unë, kjo që bëjmë ne të gjithë është ndihma më e madhe, për t'i dhënë kohën dhe mundësinë e duhur prokurorisë të bëjë hetime të plota, dhe të zbardhë gjithçka lidhur me ngjarjen. Mua më vjen shumë keq që publiku është ngarkuar me këtë rrëmujë por është koha për të lënë institucionin që të flasë".Ora 09: 20 Ilir Meta del nga prokuroria. Jam gati të përballem. Basha e mbylli ceshtjen Ilir Meta: "Siç e shihni sapo kam përfunduar dëshminë time me thirrjen e bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dje dhe njëkohësisht i jam përgjigjur pyetjeve të bëra nga prokurorët e kësaj çështje lidhur me akuzat dhe pretendimet e z. Doshi dhe të z. Berisha për tentativën gjoja për vrasjen e dy deputetëve.Me këtë rast dua të konfirmoj edhe një herë tjetër përpara jush, sikurse ua kam konfirmuar edhe prokurorëve të çështjes, gatishmërinë time totale për të qenë në çdo moment, në çdo ditë, përfshirë edhe të shtunën edhe të dielën, në dispozicion të prokurorisë, përveç të enjtes, sepse unë të enjten e kam shpallur ditën e “Doktorit”, ju e dini, s’kam çfarë të bëj, në mënyrë që të bashkëpunoj me prokurorinë për hetimin e plot të kësaj çështje duke iu nënshtruar ligjit dhe vetëm në respekt të tij.Gjithashtu kam shprehur gatishmërinë time, në rast se prokuroria, do ta çmojë të arsyeshme, të bëj ballafaqim në prokurori me të dy akuzuesit e mi, me z. Doshi dhe me z. Berisha dhe me të dy sëbashku dhe me cilindo tjetër që pretendon se ka prova që mund të implikojnë Ilir Metën në këtë çështje."Videon e Tomës me Tomën për provë vetëm “Doktori” mund ta marri" Ilir Meta: Videon e Tomës me Tomën për provë vetëm “Doktori” mund ta marri. Ndërsa Tomën si person, besoj se të gjithë e kemi të qartë që përbën më shumë një antiprovë se një provë juridike. Megjithatë, unë jam këtu për të respektuar shtetin ligjor, jam këtu për të dëshmuar gjithçka që di dhe për t’iu nënshtruar hetimit në mënyrën më transparente. Jua kam theksuar disa herë prokurorëve se jam i gatshëm për çdo ballafaqim në prokurori, ashtu sikurse jam i gatshëm për çdo ballafaqim politik çdo të enjte, besoj se e keni shumë të qartë.Si është marrëdhënia me Tom Doshin pas akuzave të tij kundër jush?Ilir Meta: "Nuk kam asnjë raport dhe asnjë shqetësim. Z. Doshi do të respektohet si një në 140 deputetët nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Pastaj, problemet e tij, janë problemet e tij me drejtësinë, janë problemet e tij me politikën, këto janë çështje të tjera."Pse i bëjnë këto akuza?"Akuzat vijnë nga Doktori tani, nuk vijnë më nga Toma pasi Toma kaloi me Doktorin. Sepse ju e dini shumë mirë se para një jave kishte problemin e dy drejtoreshave dhe të disa ministrave. Pasi Grupi Socialist mori vendimin që nuk pranoi shantazhin e tij për drejtoreshat dhe për ministrat, dolën akuzat kundër Ilir Metës dhe tani në krye të këtyre akuzave qëndron Doktori i cili sidoqoftë vazhdon të mbetet i preferuari im dhe të cilin e siguroj se pavarësisht nga angazhimi i tij i jashtëzakonshëm në këtë çështje absurde, unë do t’ia jap fjalën pa u kursyer dhe pa u lodhur që ai t’i thotë të gjitha të vërtetat çdo të enjte."Nderkaq Berisha ka deklaruar se nuk ka ende asnje thirrje nga prokuroria, sapo ta marre do jete i gatshem te paraqitet te Krimet e Renda.Dëshmi relativisht të shkurtër dha edhe deputeti kristian democrat Mark Frroku i cili është përmendur nga Doshi si njeriu që zbuloi atentatin dhe i dorëzoi të supozuarin si vrasës të penduar deputetit të Shkodrës, Durim Bami.PD e konsideroi si mundësi që Meta e Tahiri të takohen sipas Edi Palokës në mënyrë informale.Dëshmitë e tjera ne ditët në vijimIshin thirrur për të shkuar sot në prokurori edhe deputeti Mhill Fufi, Eugen Beçi, ish-Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, aktualisht i komanduar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Por më pas prokuroria sqaroi: "Për të menaxhuar sa më mirë procesin e marrjes së deklarimeve së personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit në rastin "Doshi", emrat e të cilëve janë bërë publik në njoftimin zyrtar të prokurorisë, si edhe personave të tjerë, do të vazhdoj ne ditet ne vijim, sipas nje grafiku qe diktohet nga nevojat e hetimit"Duket se dëshmia prej me shume se 6 orësh e Doshit, dje perpara grupit të prokuroreve ka vënë ne pozitat e deklaruesit, Ilir Meten, Edi Ramen, Sajmir Tahirin, Mark Frrokun, Mhill Fufin, Eugen Becin dhe Sali Berishën.Zyra e shtypit e Prokurorit të Pergjithshem njoftoi se ndaj dy deputetëve te kuvendit ka patur një tentative për vrasje.
(Video: Deklarata e plotë e Metës pasi doli nga prokuroria)[metaslider id=474844] LEXO ME SHUME :Të Paekspozuarit “Shqipëria, 7 ditë Thriller Western”