Koncerti "Simfonia e Jetës", “Horizontet e reja” ia kushtojnë figurës së gruas

Shoqata “Horizontet e Reja” në bashkëpunim me kolegjet turke kanë organizuar një kocert kushtuar figurës së gruas. Eventi  me sloganin "Unë jam Paqja"  është kartolinë urimi për 7 dhe 8 marsin.Tiranë- "Simfonia e jetës" është programi artistik i organizuar nga shoqata “Horizontet e Reja” në bashkëpunim me Kolegjet turke dhe Universitetin “Epoka”,  i cili I kushtohet rëndësisë së figurës së gruas . Eventi  vjen nën sloganin "Unë jam Paqja" dhe konsiderohet  si një kartolinë urimi në prag të festave të 7 dhe 8 marsit.Me qëllim promovimin e vlerave si një traditë e vendosur tashmë nga kjo Shoqatë, këtë vit qëndra kulturore “ Horizontet e Reja” vlerësoi me  çmimin  “Trëndafili I Artë" për kontributin dhënë në Teatër dhe Kinema artisten Tinka Kurti, Znj.Melda Pencaplingil, shtetasen turke që financoi mbjelljen e 102 pemëve ullinj në 102 vjetorin e Pavarësisë në shenjë paqeje mes dy vendeve si dhe Znj.Emanuela Peploka Zaimi, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës "Doën Syndrome Albania".Përreth 90 minuta në skenën e TKOB u përcollën mesazhe të shumta urimi dhe vlerësimi, pjesë artistike, vargje dhe këngë kushtuar nënës dhe mësuesve.