Bregdeti shqiptar, BB: Zhvilloni turizmin që të keni rritje ekonomike

Banka Botërore në përfundim të projektit për menaxhimin dhe pastrimin e disa zonave të bregdetit të jugut ka bërë apel që të mbrohen bukuritë natyrore dhe të zhvillohet turizmi,si një mundësi për të pasur rritje ekonomike dhe punësim. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, deklaroi se menaxhimi i zonave bregdetare është një sfidë më vete. Ndërsa zv.Ministri,Ylli Manjani, vuri theksin në standartin e projekteve që realizohen.Tiranë- Banka Botërore i kërkuar institucioneve shtetërore dhe jo vetëm që të zhvillojnë turizmin dhe të mbrojnë bukuritë natyrore si një mundësi për të pasur rritje ekonomike.Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahseen Sayed, u shpreh se menaxhimi i mbetjeve në zonat bregdetare është i rëndësishëm.“Banka Botërore ka përgatitur strategjinë e 5 viteve të ardhshme për mbështetjen e Shqipërisë. Turizmi mund të jetë një sektor gjenerues për ekonominë duke krijuar vende pune.Shqipëria ka mundësi shumë të mëdha, por duhet edhe qasja dhe mbështetja e komuniteteve vendore.E rëndësishme është që turizmi nuk duhet të shkatërrojë bukuritë natyrore të cilat duhet të ruhen me kujdes.Pikërisht për këtë çështje menaxhimi i mbetjeve në zonat bregdetare është i rëndësishëm”.Apeli i Bankës Botërore erdhi në përfundim të një projekti për sistemimin e një pjese të bregdetit ku janë ndërtuar landfille.Përveç kësaj zv.Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani, vuri theksin në standartet e projekteve që realizohen.Projekti "Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare", u financua nga Banka Botërore me një vlerë totale financimi 35.16 milionë dollarë amerikan.