Llalla nga Fieri : " Çështja Doshi i takon Prokurorisë së Krimeve të Rënda"

Nga qyteti i Fierit Prokurori i Përgjithshëm i pyetur nga gazetarët për çështjen “Doshi” ka deklaruar se i ka kalur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke theksuar se kur të kthehet në Tiranë do të japë shpjegime më të hollësishme.Adriatik Llalla: “Çështja tashmë është në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ne kemi ardhur për një tjetër problem në Prokurorinë e Fierit. Ajo cështje i përket Tiranës, kur të kthehemi atje do të jap shpjegime të mëtejshme “Llalla tha se në Prokurorinë e Fierit ishte për të biseduar punonjësit e këtij isntitucioni dhe jo për çështjen “Doshi”.Adriatik Llalla: “Erdha në Fier për një vizitë pune , për të përgëzuar punonjësit e këtij institucioni për punën e mirë që kanë bërë. Kjo vizitë ka të bëjë edhe me emërimin e një prokurori shtesë  në sektorin e taksë - forcës që funksionon në këtë prokurori.”