Ukrainë, shpërthimi në minierë i merr jetën 30 minatorëve

Mbi 30 të vdekur dhe më shumë se 14 të plagosur është bilanci tragjik i shpërthimit të ndodhur në minierën Zasiadko në rajonin bastion të rebelëve Donjesk në lindje të Ukrainës.Sipas ministrisë së Emergjencave Lokale, rreth 70 persona ndodheshin në brendësi të minierës në momentin e shpërthimit.Kreu i Shërbimit Lokal të Sigurisë së Minierave Vladimir Tsymbalenko nuk tha asgjë për shkakun e shpërthimit, duke u shprehur se ekipet emergjente kanë pasur vështirësi të hyjnë në brendësi të minierës, si pasojë e sasisë së madhe të gazit helmues."Nga informacionet paraprake, kanë vdekur më shumë se 30 minatorë. Punonjësit e shpëtimit nuk kanë mundur të mbërrijnë në vendin ku ndodhi shpërthimi sepse fillimisht po largojnë gazin helmues, e më pas do të zbresin nëntokë."Disa minatorë që po shkonin në punë thanë se nuk ishin në dijeni të shpërthimit, ndërkohë që një ekspert i ndodhur në vendin e ngjarjes tha se hetimet për të kuptuar se çfarë ndodhi nga një komision i posaçëm tashmë kanë nisur.Edhe pse Zasyadko është një prej minierave më të reja të rajonit e me pajisjet më bashkëkohore, në nëntor të vitit 2007, 106 persona humbën jetën, duke shënuar fatkeqësinë më të madhe të minierave në vend.Ndërkaq parlamenti ukrainas mbajti një minutë heshtje në nder të perosnave që humben jetën në galeritë e minirës./Oranews.tv/