Akuzat e Doshit, Meta takon ministrat e LSI, pas takimit me Ramën

Situata e fundit politike pas akuzave të deputetit Tom Doshi ka cuar sot herët në mëngjes në zyrën e kryetarit të kuvendit kryeministrin shqiptar Edi Rama.Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe më pas në zyrën e Metës janë mbledhur ministrta dhe deputetët e LSI. Për asnjë nga takimet nuk ka pasur burime zyrtare se për cfarë është diskutuar.  Tirane- Pas akuzave të deputetit shkodran Tom Doshi se kryetari i Parlamentit urdhëroi dhe pagoi vrasjen e tij dhe të Mhill Fufit për 600 mijë euro, edhe sot ka pasur një sërë lëvizjesh.Dy liderat e mazhorancës, këtë të mërkurë (4 mars) e kanë nisur shumë herët aktivitetin e tyre.Në orën 8:45, kreu i qeverisë Edi Rama, para se të shkonte në Kryeministri  e ka drejtuar eskortën e tij  në oborrin e kryesisë së Kuvendit dhe më pas është ngjitur  në një takim informal kokë me kokë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.Takimi ka vijuar përreth  1 orë dhe shefi i mazhorancës prej andej ka dalë i vetëm me telefonin gjithmone nën vëzhgim.Nuk bëhët asgjë e ditur rreth temës se takimit, por çështjet kryesore të debatit rreth akuzave të Doshit mësohet të kenë  qënë në vëmendje.Gjatë dy javëve të fundit mes Ramës dhe Metës ka pasur takime të herë pas hershme,  ku është diskutuar një tjetër çështje mjaft e nxehtë, siç është ajo e ndarjes së Bashkive mes dy partive kryesore të koalicionit.Disa orë pas këtij takimi, rreth orës 11: 45 kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zgjedhur Kryesinë e Kuvendit për të mbledhur dhe  grupin parlamentar bashkë me  Ministrat e Partisë së tij në qeverinë Rama.Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe asnje prej pjesmarrësve, nuk ka bërë të ditur asgjë rreth asaj që është diskutuar.I vetmi qe ndaloi para mikrofonave të medias ishte deputeti Vagjel Tavo, i cili gjithsesi takimin e quajti një mbledhje rutinë.Por  nga burime brenda mbledhjes mësohet se çështja kryesore ka qenë situata e krijuar pas akuzave të Tom Doshit dhe koordinimi i grupit parlamentar për çështjet që do diskutojnë nesër në Parlament.Për seancën e nesërme deputeti Spartak Braho,  ka paralajmëruar surpriza dhe  për këtë ka kërkuar vendosjen e një videoprojektori në sallën e seancave parlamentare.(Video: Kryeministri Rama takon Ilir Metën tek Kryesia e Kuvendit) Ja çfarë ndodhi sot minutë pas minuteOra 11: 45 Ilir Meta mbledh ministrat e LSI-se në zyrën e tij. Takimi ndodh rreth 2 orë pas takimit të kryetarit të Kuvendit me kryeministrin Edi Rama në kryesinë e Kuvendit.Gazetarët informojnë se në takim me Metën janë ministrat: Klajda Gjosha,  Edmond Panariti, Lefter Koka, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço.  Në takim me kreun e Kuvendit Meta janë të pranishëm edhe deputetë të LSI. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me takimin e përfunduar rreth orës 12: 29 minuta.ora 11: 000 Braho kërkon videoprojektor në seancën plenareNdërkaq, deputeti i LSI, Spartak Braho i ka kërkuar sekretares së përgjithshme të Kuvendit që ti kërkojë IT vendosjen e një videoprojektori në seancë plenare të ditës së djeshme. Nuk dihet arsyeja e vendosjes së këtij videoprojektori të kërkuar nga Braho.[caption id="attachment_473885" align="alignnone" width="640"]Në foto: Petrit Vasili, pas takimit qe pati me Ilir Meten Në foto: Petrit Vasili, pas takimit qe pati me Ilir Meten[/caption][caption id="attachment_473884" align="alignnone" width="640"]Në foto: Petrit Vasili, pas takimit qe pati me Ilir Meten Në foto: Petrit Vasili, pas takimit qe pati me Ilir Meten[/caption]Ora 10:00 Rama 1 orë takim me Meten ne kryesine e KuvenditNuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë takim, por kamera e Ora News ka fiksuar momentin kur kryeministri Rama ka dalë nga Kryesia e Kuvendit pas përfundimit të takimit. Mësohet se takimi mes dy krerëve të lartë të vendit ka nisur rreth orës 09:00 dhe ka zgjatur për rreth një orë.Takimi vjen pas fakteve të reja që deputeti Doshi nxori ditën e djeshme në lidhje me akuzat drejtuar kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, se ka urdhëruar dhe paguar vrasjen e tijDoshi bëri publike pjesë të një bisedë me kryeministrin Rama, ku ky i fundit i ka thënë: "Tomë të ka shpëtuar Zoti, denoncoje t’i tregojme vendin Metës "Ndërkaq ditën e djeshme kryeministri Rama zhvilloi një takim me ministrin Tahiri dhe kryeprokurorin Llalla.[caption id="attachment_473743" align="alignnone" width="640"]Në foto: Kryeministri Rama duke dalë nga Kryesia e Kuvendit, pas takimit me Metën Në foto: Kryeministri Rama duke dalë nga Kryesia e Kuvendit, pas takimit me Metën[/caption][caption id="attachment_473742" align="alignnone" width="640"]Në foto: Kryeministri Rama duke dalë nga Kryesia e Kuvendit, pas takimit me Metën Në foto: Kryeministri Rama duke dalë nga Kryesia e Kuvendit, pas takimit me Metën[/caption]edi rama ilir meta [caption id="attachment_473854" align="alignnone" width="640"]everest dedaj Në foto: Gazetari Everest Dedaj duke raportuar nga Kryesia e Kuvendit[/caption]