Debate në komision për akuzat e Doshit, PD: Meta të dorëhiqet. Braho: Mos u nxitoni
Opozita braktisi mbledhjen në Komisionin e Ligjeve, duke thënë se nuk do të diskutohet për asnjë projekligj pa shkuar para drejtësisë Kryetari i Parlamentit. Deputetët e PD-së thanë se situata në vend është e pasigurtë. Në Komisionin e Ligjeve nuk u diskutuan gjerësisht 2 draftet për hapjen e dosjeve. Shoqëria civile tha se në Komisionin e Ligjeve deputetët kanë konflikt interesi, ndërsa nëse nuk u caktohet një datë tjetër për shqyrtim të draftit do të kërkohet referendum.
Tiranë- Dy draftet për hapjen e dosjeve, i pari i propozuar nga Qeveria dhe i dyti nga deputetët Mesila Doda e PD-së, Shpëtim Idrizi i PDIU-së e Shoqëria Civile nuk u shqyrtuan gjerësisht në këtë mbledhje të Komisionit të Ligjeve sepse çështja Doshi dominoi debatin.
Akuza të forta u bënë nga debutetët Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Gent Strazimiri. Ata kërkuan drejtësi dhe thanë se nuk do të diskutohet asnjë ligj pa dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta dhe daljen e para drejtësisë, ndërsa thanë se çdo qytetar ndihet i frikësuar për shkak të destabilitetit të krijuar. Sink
Pas këtyre akuzave, opozita braktisi mbledhjen.
Po akuza të forta ndaj Komisionit të Ligjeve ngritën dhe bashkëhartuesit e draftit të Shoqërisë Civile. Ata thanë se deputetët kanë konflikt interesi me nismën e tyre për hapjen e dosjeve dhe nëse nuk do të ketë një mbledhje për shqyrtimin e draftit të tyre do të kërkohet referendum.
“Ajo që po shikohet dhe vërehet është një tentativë për të na mbyllur gojën.Kalendari në të cilin është future projekt ligji duke pasur parasysh edhe aktualitetin politik është një tentative për ta zbehur debatin nga opinion publik. Ne i kemi të gjitha opsionet, nëse sot nuk lihet datë tjetër që të marrim pjesë në diskutim, do të dalim me një referendum. Pas iniciativës për referendum do ti drejtohemi shqiptarëve. Në komisionin e Ligjeve kemi persona që kanë konflikt interesi me ligjin e lustracionit që kemi paraqitur ne.”
Komisioni i Ligjeve caktoi seancën e ardhshme për draftin e shoqërisë civile, ndërsa Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, tha se çdo nisëm tjetër nuk do të ishte më shumë se një spekulim politik.
Ministri duke treguar përvojën gjermane në këtë proçes të hapjes së dosjeve, garantoi se drafti do të jetë publik dhe transpartent.
Misioni i OSBE në komentet për draftin e dosjeve është shprehur se mbështet projekligjin e hartuar nga Qeveria duke e quajtur antikushtetues draftin e studentëve të dhjetorit.
Sipas misionit të OSBE, projektligji i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është një nga mënyrat për të trajtuar trashëgiminë e sistemit totalitar, ndërsa ai i Doda-Idrizi nuk përmbush standardet.
Ja një pjesë e debateveFatmir Xhafaj - opozitës: Ju keni përgjegjësi për 4 të vrarët më 21 janarArben Ristani i PD: Dy persona janë tentuar te vriten dhe autori ishte i lirë. Eshtë shokuese të mendosh se dhe në karriget tona mund të ndodhë të na vihet eksploziv. Gjendja shokuese nuk na lë të qetë dhe të lirë të punojmë. Oerd Bylykbashi i PD-se: Kreu i Kuvendit të japë dorëheqjen e të dalë para drejtësisë Spratak Braho i LSI-se - opozitës: Mos u nxitoni, Meta u shpreh se akuzat janë sajesa Eduard Halimi i PD-se : Ka një shqetësim të gjerë publik për situatën. Një dëshmitar që foli dikur rrezikoi jetën,komisioni të mbajë përgjegjësi.Informon gazetarja Manjola Hasa[caption id="attachment_473804" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Komisioni i Ligjeve[/caption]/Oranews.tv/