Produktet e skaduara Elbasan, AKU asgjëson mijëra vezë dhe ushqime
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU në bashkëpunim me drejtorinë rajonale në Elbasan kanë shkatërruar një sërë produktesh jashtë cilësisë të sekuestruara gjatë muajit shkurt, kryesisht vezë, dhe farë jonxhe.Sipas Drejtorit të Përgjithshëm Afrim Bakaj, të gjithë blerësit e produkteve bujqësore fillimsht duhet të sigurohen se subjekti është i pajisur me çertifikatë nga AKU, ndërsa shton se kontrollet erdhën pas ankesave të qytetarëve.Afrim Bakaj, drejtor i Përgjithshëm i AKU: “Vezët që kemi gjetur nëpër stabilimente apo nëpër supermarkete, kur marrin produktet pa origjinën e tyre, ne i kontrollojmë ato se ku i kanë marrë këto produkte. Dhe kur del që këto produkte vijnë në një mënyrë abusive nga stabilimente që janë të paçertifikuara apo nga magazina të cilat janë të pakontrolluara nga ne, ne i gjobisim këto subjekte me gjoba nga 3 deri në 20 mln lekë të vjetra”Ndër produktet e asgjësuara ishin rreth 3800 kokrra vezë, që nuk kishin mungesë datë skadenc në ambalazh, si dhe 35 kuintalë farë jonxhe jashtë cilësie. Për këtë të fundit Enti Kombëtar i Farërave, bëri të mundur kontrollet në të gjithë subjektet që i tregtojnë.