Problemet ekonomike rrezikojnë klinikën e rekordeve në Itali
Kalabria është një prej krahinave më të varfra të Italisë dhe Europës, e mbytur nga krimi i organizuar dhe një normë papunësie mbi 20%.Por është gjithashtu edhe vendi ku është ngritur Instituti "Sant' Anna", në Krotone, një qendër mjeksore e shkëlqyer në të cilën në 18 vitet e fundit janë ndihmuar të dalin nga koma rreth 1200 pacientë, një rekord botëror ky, pasi me një shifër të ngjashme nuk mund të mburret asnjë klinikë tjetër në të gjithë globin.Klinika u themelua në vitin 1996 kur Xhovani Puljeze, një sipërmarrës i pasur vendas, u bind që ta shndërronte shkollën private që kishte në një spital për pacientët të ishin në koma.Por e ardhmja e kësaj historie suksesi, e cila administrohet si një klinikë private por mbahet tërësisht me fondet publike, rrezikon të përfundojë keq për shkak të problemeve financiare të Italisë.Nën presion për të ulur borxhin publik të dytë më të madh brenda vendeve të eurozonës, qeveri të ndryshme italiane kanë ulur ndjeshëm fondet për drejtuesit lokalë, me 10 miliardë euro në pesë vitet e fundit për të qenë më të saktë. Kjo ka prekur kryesisht shpenzimet për shëndetësinë, zërin më të madh në buxhetet lokale.Vështirësitë kanë prekur edhe "Sant' Anna"-n, e cila në katër vitet e fundit ka reduktuar stafin me 50 vetë, për të mbërritur në një total prej 200 punonjësish këtë vit, kryesisht në sektorin e novacionit, që ka qenë edhe arma e fortë e saj.Mjekët janë në gjendje të monitorojnë pacientët nga shtëpia , duke ulur ndjeshëm shpenzimet për pacientët, të cilët nuk kanë nevojnë të udhëtojnë për qindra kilometra për t'u vizituar.Themeluesi i klinikës, Xhovani Puljeze, thotë se ka marrë mbështetje të madhe nga politikanët vendas në fillimet e aktivitetit, por tani ndihet i izoluar dhe pa shpresë për të ardhmen, pasi të gjithë spitaleve të Kalabrisë iu është kërkuar që të ulin shpenzimet me të njejtën përqindje, pavarësisht performancës së tyre ekonomike.Kjo mund të bëjë që "Sant' Anna", në të cilën zakonisht shtrohen rrth 20% pacientë më shumë se në klinika të tjera, të mos jetë në gjendje t'u shërbejë të 148 pacientëve aktualisht të shtruar në qendrën e komës, familjarët e të cilëve i presin me ankth që të zgjohen.