Hapja e dosjeve, 2 draftet në komision, Shoqëria Civile kërkon referendum

Në Komisionin e Ligjeve nuk u diskutuan gjerësisht 2 draftet për hapjen e dosjeve. Shoqëria civile tha se në Komisionin e Ligjeve deputetët kanë konflikt interesi, ndërsa nëse nuk u caktohet një datë tjetër  për shqyrtim të draftit do të kërkohet referendum. Tiranë- Dy draftet për hapjen e dosjeve, i pari i propozuar nga Qeveria dhe i dyti nga deputetët Mesila Doda e PD-së, Shpëtim Idrizi i PDIU-së e Shoqëria Civile nuk u shqyrtuan gjerësisht në këtë mbledhje të Komisionit të Ligjeve sepse çështja Doshi dominoi debatin.Shoqëria civile që hartoi një draft fillestar për hapjen e dosjeve ka akuzuar Komisionin e Ligjeve se nuk po e bën seriozisht një proçes të tillë.Përfaqësues të saj kanë deklaruar se Komisioni i Ligjeve ka konflikt interesi, pasi brenda tij ka njerëz me dosje, ndërsa u paralajmëruar edhe një referendum nëse Komisioni nuk do ti bëjë pjesë të diskutimit të ligjit.“Ajo që po shikohet dhe vërehet është një tentativë për të na mbyllur gojën.Kalendari në të cilin është future projekt ligji duke pasur parasysh edhe aktualitetin politik është një tentative për ta zbehur debatin nga opinion publik. Ne i kemi të gjitha opsionet, nëse sot nuk lihet datë tjetër që të marrim pjesë në diskutim, do të dalim me një referendum. Pas iniciativës për referendum do ti drejtohemi shqiptarëve. Në komisionin e Ligjeve kemi persona që kanë konflikt interesi me ligjin e lustracionit që kemi paraqitur ne.”Komisioni i Ligjeve caktoi seancën e ardhshme për draftin e shoqërisë civile, ndërsa Ministri i  Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, tha se çdo nisëm tjetër nuk do të ishte më shumë se një spekulim politik.Ministri duke treguar përvojën gjermane në këtë proçes të hapjes së dosjeve, garantoi se drafti do të jetë publik dhe transpartent.Misioni i OSBE në komentet për draftin e dosjeve është shprehur se mbështet projekligjin e hartuar nga Qeveria  duke e quajtur antikushtetues draftin e studentëve të dhjetorit.Sipas misionit të OSBE, projektligji i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është një nga mënyrat për të trajtuar trashëgiminë e sistemit totalitar, ndërsa ai i Doda-Idrizi nuk përmbush standardet.