Akuzat për vrasje, Tom Doshi 6 orë në prokurori, hyn nga dera e parme del nga e pasmja
Pas 6 orë seance pyetjesh Tom Doshi ka dalë në fshehtesi të plotë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke shmangur çdo deklartë për mediat. Ai ka hyrë nga dera e parme, ndersa ka dale nga dera e pasme e organit te akuzes.Doshi u paraqit në këtë Prokurori në orën 09:25 minuta për të dhënë dëshminë në lidhje me akuzat për komplotin e vrasjes, që sipas tij të urdhëruar nga Ilir Meta. Prokuroret që hetojnë çështjen Dëshmia e tij është marrë nga dy prokurorët Përparim Kulluri dhe Manjola Kajana si dhe një oficer i policisë gjyqësore. Pas seancës maratonë ku mësohet se Doshi ka dorëzuar një material të gjatë filmik, e rëndësishme për këtë seancë ka qenë dëshmia e tij në lidhje me atë çfarë ka ndodhur sipas tij në këto 6 muaj, që nga dita kur jeta e tij është vënë në rrezik.Ndërsa Doshi dëshmonte përpara grupit të prokurorëve, dy makinat që e shoqëronin atë, njëra prej të cilave e blinduar kanë qëndruar gjatë gjithë kohës të ndezuara në pritje të tij.Prokurorët mësohet se janë treguar të kujdesshëm në marrjen e të gjitha të dhenave ku ata kanë bazuar dhe hetimin për këtë çështje.Prova më e fortë në hetim, dëshmia e Doshit dhe BamitProva më e fortë për ta në këtë hetim është dëshmia e Doshit dhe deklaratat e personit te akuzuar direkt si autor i pajtur për vrasjen e tij, Durim Bami.Ndaj tij gjykata pritet të vendos nesër masën e arrestit, pasi prokurorët kane ngritur ndaj tij një akuze për “vrasje të mbetur në tentativë”.Ishte zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ajo që pas deklaratave të Doshit, i kërkoi ketij të fundit ti paraqesë të gjitha provat që ka pranë akuzës.Disa orë para se ai të paraqitet në Prokurori publikoi në faqen e tij në facebook, video dhe foto ku shfaqeshin prokurorë dhe disa persona të tjerë që sipas tij kanë përgatitur ekzekutimin e tij.[caption id="attachment_474404" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda[/caption][caption id="attachment_474407" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda[/caption][caption id="attachment_474408" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda[/caption][caption id="attachment_474409" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda[/caption][caption id="attachment_474410" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda[/caption]
Dy ditë më parë në një njoftim zyrtare, zyra e shtypit në prokurorinë e përgjithshme i kërkoi deputetit Doshi të paraqesë të gjitha provat që ka në lidhje me akuzat për eliminin e tij fizik. Doshi më parë deklaroi se ka një xhirim video ku tregohen përndjekjet e perosnave te pagaur për ta ekzukutuar. Dëshmia e Doshit do të jetë prova më e fortë për akuzën. Hetimet kryesisht te prokurorise nisen pas deklaratave publike te deputetit Doshi, edhe pse ai pretendon se jeta e tij eshte vene ne rrezik 6 muaj me pare.Ne policine e Tiranes mbahet i arrestuar njeriu i pretenduar si i ngarkuar per te eleminuar Tom Doshin.