SHBA sanksione për Rusinë nëse nuk zbatohet marrëveshja e paqes në Ukrainë
Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologët e tij evropianë ranë dakord që të veprojnë shpejt për të imponuar sankione shtesë ndaj Rusisë, nëse marrëveshja e paqes për Ukrainën nuk zbatohet."Udhëheqësit shprehën shpresën e tyre për zbatimin e suksesshëm dhe të plotë të marrëveshjeve të Minskut dhe ranë dakord se lehtësimi i sanksioneve të tanishme do të jetë i lidhur me zbatimin e plotë të këtyre marrëveshjeve," thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.Ata gjithashtu pohuan vendosmërinë e tyre për të vepruar shpejt dhe për të imponuar sanksione shtesë, nëse konfirmohen shkelje të rënda të marrëveshjes së Minskut ose në qoftë se separatistët pro rusë nisin lutën për territore të reja, thuhet më tej.Ndërkaq Ukraina përballet jo vetëm me tensione në lindje, por edhe në zemër të Kievit, ku deputetët e kthyen parlamentin në një arenë boksi.Pas akuzave të ndërsjella dhe fjalorit të ashpër, situata degjeneroi në grushte dhe shkelma.Në qendër të përleshjes ishte udhëheqës i Partisë Radikale populiste, Oleh Lyashko, i cili sulmoi Serhiy Melnychuk, ish-anëtar i partisë së tij, i cili i është bashkuar një tjetër partie. Ai nisi sulmin verbal fillimisht, dhe më pas nisi lufta fizike, në të cilën u përfshinë edhe deputetët e tjerë.Përleshja vijoi edhe në korridoret e parlamentit, me deputetë të tjerë të cilët po përpiqeshin të ndalin dy kundërshtarët.Sesioni i dytë parlamentar ëshët përfshirë shumë shpejt nga dhuna, pas skenave të ngjashme me të njëjtët proragonistë edhe në sesionin e shkuar të 2014.