Indonezi, pritet ekzekutimi i trafikantëve të drogës
Dy australianë trafikantë droge janë transferuar sot nga një burg në Bali në një ishull të Indonezisë, ku do të ekzekutohen së bashku me të të huaj të tjerë.Akti tregon vendosmërinë e Indonezisë në përdorimin e dënimit me vdekje, pavarësisht kritikave të ashpra ndërkombëtare.Ekzekutimet e planifikuara të Myuran Sukumaran, 33 vjeç dhe Andrew Chan, 31, kanë ngritur në nivelin më të lartë tensionet diplomatike mes Australisë dhe Indonezisë, pas lutjeve të përsëritura për mëshirë ndaj të dënuarve.Dy australianët janë në mesin e 11 të dënuarve, të cilët pritet të ekzekutohen në ishullin Nusakambangan.Sukumaran dhe Chan u transferuan nga burgu i Balit drejt aeroportit të denpasar me një furgon të blinduar, nën sigurinë e lartë të forcave policore në orët e para të mëngjesit të sotëm.Më pas të dënuarit fluturuan drejt portit të javas, me destiancion ishullin e vdekjes. Dy personat u dënuan në 2005 si udhëheqës të rrjetit të ashtuquajtur Bali 9, pas arrestimit në aeroportin Denpasar me 8 kg heroinë të cilën do ta transportonin në Australi.Kryeministri australian Tony Abbott tha se ishte "i revoltuar nga perspektiva e këtyre ekzekutimeve", duke paralajmëruar pasoja të rënda politike.Por presidenti indonezian Joko Widodo u ka bërë thirrje vendeve të tjera të qëndrojnë jashtë punëve të brendshme të vendit të tij.Mes të dënuarve me vdekje janë edhe një francez, një brazilian, filipinas, ganezë, nigerianë dhe vendas gjtihashtu.