Përmbytjet në jug, Panariti në Ekopolitikë: Fatura 30 mln Euro

Përmbytjet në jug të vendit do t'i kushtojnë buxhetit të shtetit 30 milione euro.Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti ka zbardhur në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe faturën e dëmeve që kanë shkaktur përmbytjet.Ai ka deklaruar se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të kërkohen fonde shtesë për të përballuar situatën pas përmbytjeve dhe për të kryer ndërhyrje emergjente, veçanërisht në argjinatura, me qellim minimizimin e dëmeve që mund të shkaktojë ndonjë përmbytje tjetër.Edmond Panariti : "Në total dëmet e shkaktuara në blegtori, në strukturat e mbjella dhe në sera, rrotullohen afro deri në 6-7 mln euro. Por po të llogariten këtu edhe dëmtimet që kanë pësuar argjinaturat, ku dhe është pjesa më e madhe e dëmtimeve, si dhe në diga dhe infrastrukturën e kullimit, shifra shkon deri në 30 mln euro. Kjo është një çështje që do të diskutohet që në mledhjen e ardhshme të qeverisë. Ne kemi kërkuar shtim të fondeve. Nëpërmjet Google ne mund të shohim dëmet në Vjosë e Seman".Nisin kontrollet ne pikat e tregtimit te bukesKreu i Bujqësisë, Panariti ka bërë të ditur gjithashtu se sot do të nisin sërish kontrollet te pikat e tregtimit të bukës. Ai ka paralajmëruar se do të mbyllen të gjitha ato subjekte që ambalazhojnë bukën në qese plasmasi, në kundërshtim me standardet e cilësisë. Sipas tij, situata mbetet problematike veçanërisht në zonat periferike.Edmond Panariti: "Ne duhet të bëjmë më tepër për çështjen e ambalazhit. Ishte një fillesë shumë e mirë, me përdorim të ambalazhit letër siç e parashikon dhe legjislacioni, por megjithatë, unë vetë kam reaguar direkt kur kam vënë re sidomos në periferi që vazhdon të shitet përsëri bukë e mbështjellur me polietilen, gjë që është kundra ligjit, dhe kundra rregullave të tregtimit të bukës. Kjo duhet të marrë fund patjetër dhe unë kam ndërmend që nesër me Drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të marr masa për ndalimin e kësaj praktike deri në mbylljen e këtyre bizneseve".Ekspertët e ftuar në panel kanë diskutuar mbi gjendjen e bujqësisë në vendin tonë dhe faktin se mund të jetë një ndër sektorët lokomotivë për zhvillimin e ekonomisë, vetëm nëse qeveria rrit mbështetjen me financime. Kronika e permbledhur /Oranews.tv/