Polemika për Hillary Klinton, përdori e-mail privat në krye të DASH
Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton është vendosur në qendër të një debati në SHBA pasi po akuzohet për përdorimin e emailit të saj personal ndërkohë që mbante postin e lartë në administratën Obama.Klinton nuk pranoi të komentonte debatin ndërsa u nderua me një çmim në 30 vjetorin e Listës së Emili, një organizatë politike që ndihmon karrierën e politikaneve (femra) demokrate të cilat favorizojnë abortin.Klinton, që pritet të jetë kandidatja kryesore demokrate për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës mori duartrokitje të shumta kur la të kuptohet se mund të hyjë zyrtarisht në garë."Gjatë jetës njeriu merr një milionë vendime, disa prej të cilave janë shumë të rëndësishme, si kandidimi për president,” tha Klinotn.Gazeta ‘New York Times’ shlroi të hënën se Klinton ka përdorur emailin e saj personal prej 2009-ës deri në 2013 për çështje pune, dhe si pasojë emailet nuk janë ruajtur duke shkelur nenin e regjistrimeve federale. Por këto pretendime u hodhën poshtë nga stafi i ish-sekretares Klinton.