Korçë, IKMT nis aksionin në lagjen "Don Gjon Buzuku"
Fadromat e IKMT nisën aksionin për prishjen e objekteve në rrugën "Gjon Buzuku" te cilat preken nga projekti i Bashkisë së Korçës për zgjatimin e bulevardit "Republika". Ndonës enjë ditë më parë banorët kërcënuan se nuk do të dalin nga banesat pa u shpronësuar, sot inspektorët e IKMT nuk hasën në rezistencë. Aksioni pritet të përmbyllet po sot.Korçë-Këtë të mërkurë fadromat e IKMT kanë zbarkuar që në mëngjes ne rrugën "Don Gjon Buzuku" për prishjen e godinave, kryesisht banesa dhe dyqane të cilat preken nga projekti i bashkisë korcë per zgjatimin e bulevardit "republika".Janë plot 19 objekte në të cilat do të ndërhyjë IKMT ndersa një pjesë e mirë e godinave pothuajse janë prishur nga vete banoret, të cilët kanë hequr kollonat metalike, duke u përpjekur të marrin ctë mundin nga objektet e tyre.Aksioni nisi rreth orës 08:00 dhe pritet që të mbyllet po sot, duke u përpjekur që gjitha godinat te shemben diten e sotme.Në godinat që janë shembur deri më tani, IKMT nuk ka nmdeshur në rezistencëe nga banoret edhe pse disa prej tyre jo me larg së një ditë më parë ata kercenuan se nuk do te dalin nga banesat pasi pretendonin se nuk kishin marre kompesimin.Aksioni i Inspektoriati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit behet ne bashkepunim me policine e shtetit me qellim shmangien e ndonje konflikti te mundshem.