Ambasadori i SHBA Donald Lu takim me Presidentin Nishani
Një e mërkurë e ngjeshur me takime zyrtare. Ambasadori i SHBA-ve në vendin zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.Takimi nisi rreth orës 12:30 dhe ka zgjatur rreth 30 minuta. Takimi vjen menjëhërë pas dy takimeve që u zhvilluan në kryesinë e kuvendit të Kryeminisrit Rama me Ilir Metën dhe të kryeparlamentarit Meta me deputetë dhe ministra të LSI. Por po ashtu ky takim vjen një ditë pasi Donald Lu u takua me kryeopozitarin Lulzim Basha.Nuk dihet nëse takimi i ambasadorit Lu me Nishani ka lidhje me akuzat e Doshit ndaj Ilir Metës, pasi nuk kishte një njoftim zyrtar, por ambasada e SHBA ka përshëndetur përjashtimin e Tom Doshit nga grupi i PS, pasi sipas tyre pretendohet se Doshi eshte i përfshirë në veprimtari kriminale.