Qendra Shëndetësore Krujë, kati i parë vendgrumbullim mbeturinash
Në Krujë, kati i parë i qendrës shëndetësore të qytetit është kthyer në një vendgrumbullim të mbeturinave. Ndërkohë kati i dytë i godinës shfrytëzohet si qendër shëndetësore. Sipas DSHP-së Krujë, kati i parë është braktisur për mungesë fondesh.Kati i parë i godinës së qendrës shendetësore në Krujë është totalisht i shkatërruar dhe jashtë çdo funksioni. Siç shihet në pamje, dyert janë të shkatërruara, xhamat e dritareve të thyera, mbeturina dhe fekale të zë syri rëndom gjithandej.Këto ambiente më përpara kanë shërbyer si radiografi e skopi, arkiv për mbajtjen e kartelave të të sëmurëve si dhe për shërbime të tjera shëndetësore.Ndërkohë kati i dytë është funksional si qendër shëndetësore, dhe në të shkojnë çdo ditë dhjetëra pacientë për të marrë shërbimin mjekësor.Çudia vjen pasi ndërkohë që kati i dytë i godinës është funksional, në të parin gëlojnë mbetjet dhe insektet që kanë gjetur strehë më së miri.Drejtori i Shëndetit Publik Krujë Florind Cerhozi, i pyetur lidhur me këtë problem, pranon të flasë vetëm jashtë kamerës. Ai thekson se për mungesë fondesh objekti ka mbetur në këtë gjendje, ndërsa shton se i ka bërë kërkesë të vazhdueshme Ministrit të Shëndetësisë dhe pritet që shumë shpejt të akordohet një fond i veçantë për të.Në këtë rast këto ambiente të braktisura, do të kthehen në magazinë për qendrën shëndetësore të Krujës.[caption id="attachment_473791" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kati i parë i Qendres Shëndetësore, Krujë[/caption][caption id="attachment_473792" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kati i parë i Qendres Shëndetësore, Krujë[/caption]