Bullgaria feston 140 vjetorin e çlirimit, Ambasada pritje në Tiranë

140 vjetori i çlirimit të Bullgarisë është festuar edhe në Tiranë. Në pritjen e organizuar nga ambasada bullgare ishte I pranishëm kreu I Parlamentit, deputetë, përfaqësues të trupës diplomatike, e Konsuj Nderi.Në ditën e kremtimit të rimëkëmbjes së shtetit bullgar, Ambasadori Arnaudov u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë e Bullgarisë janë tradicionalisht të mira, ndërsa theksoi se të dy popujt bashkëndajnë vlerat europiane."Dita e sotme është speciale dhe festive per popullin bullgar, ditë në të cilën ne duhet të reflektojmë. Për ne liria kombetare ka rendesi te madhe, pasi liria ndriçoi shpirtrat e baballareve tane që flijuan jetën ne emër të saj. Të dy popujt tanë me gjithe vështërsitë e mëdha ndajme prespektiven evropiane dhe vlerat e parimet demokratike."Për Ambasadorin Dimitar Arnaudov, 2 shoqëritë tona duhet të jenë sa më afër, pasi Shqipëria dhe Bullgaria ndajnë prespektivën europiane.