Lame gati për Tiranën: Më “hanë” duart për të bërë gjëra të mira për qytetin
Aktivitetet publike për ndarjen e lejeve të legalizimit shpesh herë të kritikuara për kreun e ALUIZNI-t Artan Lame nuk kanë qenë asnjëherë të tepërta për sakohë përcjellin mesazhe dhe shërbejnë për të dhënë informacion.“ Bëhet vetëm me këtë qëllim, për të tërhequr vëmendjen e publikut që ka këtë problem që shteti do vazhdojë ta ndjekë dhe po ju thotë çdo të mundshme..”Nga studio e Ora News, Artan Lame, u ka kujtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë një apartament në zonat bregdetare se kanë kohë deri në 24 prill për ligjërimin e tyre.“ Qytetarët që kanë blerë apartamente në bregdet dhe që nuk kanë rregulluar statusin juridik të tyre, pra janë apartamente me leje por statusi juridik i truallit nuk është i rregulluar për shkak se nuk është mbyllur proçesi, të vinë të aplikojnë”.Por ata në bregdetin e jugut duhet të kenë ende durim.“ Ndoshta duhet ta keni parë Kryeministrin që në Vlorë ka shpallur përpara një viti bërjen e një studimi përfundimtar se çfarë do të bëjmë me bregdetin e jugut. Ku ndërtohet dhe ku nuk ndërtohet. E kuptoj se është shumë e vështirë për shqiptarët tu thuash durim pas 10 vitesh që gënjehen me këtë histori”.Durim i cili vetë Artan Lames i mungon kur bëhet fjalë për Tiranën, për të cilën është gati dhe thotë se ka ende kohë për të bërë diçka.“Unë jam banor i Tiranës dhe natyrisht që më hanë duart për të bërë gjëra të mira për qytetin tim. Për fat të mirë dhe të keq ky qytet ka akoma shumë gjëra për të bërë akoma. Them të mirë sepse kemi mundësinë që ti bëjmë, i kemi përpara dhe mund ti bëjmë”.