Brukseli kërkon hetim, Koçijançiç: Presim sjellje të përgjegjshme të politikës
Komisioni Europian pret një hetim të plotë të akuzave të ngritura nga deputeti tashmë ish-socialist, Tom Doshi, në adresë të kryeparlamentarit Ilir Meta.Zëdhënësja e Komisionit, Maja Koçijançiç, nuk tha nëse do të kishte kontribut të mirëfilltë të strukturave europiane në hetimet e çështjes, por pranoi se autoritetet shqiptare mbështeten në vendosjen e sundimit të ligjit dhe gjithashtu në nismën për dekriminalizimin e parlamentit dhe institucioneve publike."Presim hetimin e plotë të këtij rasti nga autoritetet kompetente shqiptare. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar tashmë, por ajo që dua të theksoj është se ne mbështesim zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur nga qeveria dhe opozita për largimin nga parlamenti i Shqipërisë të elementëvëe të inkriminuar.Bashkimi Europian i jep prioritet të lartë forcimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjior, pa kompromis, përfshi këtu luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ç’ka është prioritet për Shqipërinë.Gjithashtu presim sjellje dhe qëndrime të përgjegjshme për çështjet që lidhen me shtetin ligjor nga të gjithë ata që kanë një rol në jetën publike të vendit".Edhe Bashkimi Europian, përmes një deklarate të lëshuar një ditë më parë, pothuaj menjëherë pas akuzave të ngritura nga Doshi, mbajti të njejtin qendrim në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për dekriminalizimin e parlamentit.