Studentët e mjekësisë i rikthehen grevës për tarifat, kësaj here në çadra
Studentët e transferuar nga Universitetet private në Fakultetin e Mjekësisë i janë rikthyer grevës së urisë për të kërkuar uljen e tarifave të studimit.Ata kanë marrë leje nga Bashkia e Tiranës dhe miratimin e policisë për këtë grevë, ndërsa kanë ngritur dy çadra përpara Korpusit Universitar në sheshin “Nënë Tereza”.Greva ka nisur në orën 17:00, të datës 3 mars si rezultat i mungesës së një përgjigje nga Ministria e Arsimit pas afatit të dytë të lënë nga këta studentë. Kërkesat e tyre mbeten të njëjta.Studentja: “ Ne i dhamë një afat Ministrisë për të kthyer përgjigje, meqënesë nuk reagoi po fillojmë rrugën që kemi nisur. Kauzat janë po të njëjtat, u qëndrojmë atyre”.Studentët nuk japin një numër konkret sesa studentë do ti bashkohen grevës, por thonë se do jenë më të shumtë në numër sesa në grevën e parë në amjentet e Fakultetit të Infermierisë. Po ashtu nuk ka nje afat te percaktuar sesa do te zgjase greva.Ministria e Arsimit ende nuk është shprehur për këtë qëndrim të dytë të studentëve, ndërsa një ditë më parë Rektori i Universitetit të Mjekësisë thanë se tarifat janë vendosur me VKM dhe studentët e dinin që në fillim që këtë shumë do paguanin.