Këshilla e Dakos për prindërit: Po ju arrestuan fëmijët e dehur në timon, i lini në burg
Për herë të parë pas aksidentimit të të birit 2 muaj më parë, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka folur rreth eksperiencës dhe emocioneve të hidhura që kaloi.Duke ju drejtuar të rinjve në Durrës në aktivitetin e policisë mbi ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të rinjve mbi sigurinë rrugore, Dako edhe qëndrimin në burg e sheh si një mësim që duhet tu bëhet të rinjve që abuzojnë me alkoolin ndërsa janë në timon.Vangjush Dako: “Para disa muajsh djali im 20 vjeç pati një aksident shumë të rëndë dhe për pak humbi dhe jetën. Dhe pas disa ditësh një shoku im më thotë se më kanë arrestuar djalin sepse ishte i pirë dhe kishte dalë nga klubet e natës në Tiranë dhe sot ishte në rajonin e policisë. I thashë të rrijë atje, sepse po të kishte kaluar ato emocione dhe atë shqetësim që kalova unë do të thoje vetë se djali duhet të rrijë disa ditë në burg”.Djali i kryebashkiakut të Durrësit, Xhulio Dako, u aksidentua rëndë me 24 dhjetor 2014 në të dalë të Durrësit, teksa drejtohej për në kryeqytet.Ai udhëtonte me mjetin “Benz” sëbashku me një shok të tij. Xhulio, i cili drejtonte dhe mjetin përfundoi jashtë rruge, por fatmirësisht shpëtoi sëbashku me shokun e tij.