Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç viziton sot Tiranën

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç do të vizitojë sot Tiranën me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.Në orën 10:00 të paradites, Meta do të presë homologen serbe dhe delegacionin që e shoqëronnë një takim në Kryesinë e Kuvendit dhe më pas do të kenë një prononcim të përbashkët për shtyp.Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, znj. Maja Gojkovic do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.