KLD rrëzon Ministrin e Drejtësisë për masë disiplinore ndaj tre gjyqtarëve
Këshilli i Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani.Në mbledhjen e sotme, KLD shqyrtoi propozimet e Ministrit të Drejtësisë për proçedim disiplinor ndaj disa gjyqtarëve.KLD pranoi kërkesen e Ministrit për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, aktualisht gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, A.J dhe vendosi masën disiplinore "Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra".Ndërkaq KLD ka rrëzuar Ministrin për tre raste te tjera gjyqtaresh. Perkatesisht per gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, O. A. Anëtarët e KLD-së rrëzuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtari dhe propozuan masën disiplinore të “Vërejtjes me paralajmërim për shkarkim nga detyra” e cila u votua nga Këshilli.Po keshtu dhe per rastin e gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, P.F për të cilën ishte kërkuar “Vërejtje me paralajmërim” dhe për gjyqtaren P.A për të cilën ishte kërkuar gjithashtu dhënia e masën disiplinore "Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra". Ndaj dy gjyqtareve nuk u vendos asnje mase disiplinore.Në vijim të mbledhjes, Këshilli vendosi edhe për çështje të tjera të parashikuara në rendin e ditës si: Miratimi i studimit vlerësues mbi ngarkesën e punës në Gjykatën Administrative të Apelit, përgatitur nga grupi i punës së ngritur për këtë qëllim. Miratimi i "Planit mbi inspektimin tematik të gjykatave për çështjet e dhunës në familje". Miratimi i "Planit mbi inspektimin tematik të gjykatave administrative" përgatitur nga Inspektorati i KLD.Gjithashtu, Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 20 (njëzet) gjyqtarët e mëposhtëm:1. Klodiana Gjyzari, Rrethi Gjyqësor Vlorë.2. Albert Spiro, Rrethi Gjyqësor Vlorë.3. Artan Gjermeni, Rrethi Gjyqësor Tiranë.4. Rezarta Mataj, Rrethi Gjyqësor Tiranë.5. Eda Kaja, Rrethi Gjyqësor Durrës.6. Merita Xhani, Rrethi Gjyqësor Durrës.7. Enerjeta Deraj, Administrative Shkalla e Parë Tiranë.8. Zihni Shahu, Rrethi Gjyqësor Elbasan.9. Durim Hasa, Rrethi Gjyqësor Berat.10. Arben Mullaj, Rrethi Gjyqësor Tiranë.11. Elda Vrioni, Administrative Shkalla e Parë Tiranë.12. Mimoza Margjeka, Rrethi Gjyqësor Durrës.13. Drita Veliu, Rrethi Gjyqësor Kukës.14. Taulant Banushi, Rrethi Gjyqësor Fier.15. Roland Hysi, Rrethi Gjyqësor Fier.16. Adelina Zarka, Rrethi Gjyqësor Fier.17. Alfred Gjoni, Rrethi Gjyqësor Kurbin.18. Luan Dervishi, Apeli Shkodër.19. Arta Llazari, Rrethi Gjyqësor Shkodër/Këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.20. Pëllumb Zaimi, Rrethi Gjyqësor Berat.