Çështja Doshi, Doda i kërkon DASH task-forcë për hetimin e gjithë politikanëve
Marrë shkas nga denoncimi i deputetit Tom Doshi, deputetja demokrate Mesila Doda kërkon ndërhyrjen ndërkombëtare për të hedhur dritë mbi të vërtetën.Doda i drejtohet pikërisht Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilit i kërkon te sjelle nje njesi speciale task force per te hetuar te gjithe politikanet shqiptare.“Do kerkoja nga Departamenti Amerikan i Shtetit te nderhynte per te sjelle nje njesi speciale task force per te hetuar te gjithe politikanet shqiptare.Hetim, ngritje akuze dhe gjykate speciale te instaluar ne vend nga aleatet, nje zinxhir fillim fund ndryshe nga gjithe kjo felliqsire qe po na mbyt. Eshte e vetmja rruge zgjidhje per nje Shqiperi normale dhe shprese per nje te ardhme te femijve tane....gjithe pjesa tjeter eshte retorike..”Sipas deputetes demokrate askush nuk po sillet vertetesisht.“Ende askush nuk po sillet vertetesisht. Tom Doshi, nuk ndryshoi brenda dites, ky ishte edhe para 5 vitesh, edhe ne 21 janar edhe para pak ditesh, edhe sot, ndaj askush nuk ka pse te ndryshoje sjellje nga nje dite ne tjetren”.