Vasili i LSI: Berisha të mos nxitohet, të mos ngroh vezët e krimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2015, 19:41
Reagimi i fundit që vjen për akuzat e deputetit të Shkodrës Tom Doshi, është ai i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.Mesazhi i tij, sikurse dhe kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, shkon për ish-kryeministrin Sali Berisha.“Kërkoj që komploti i pularisë së Koplikut të hetohet nga të gjitha organet e drejtësisë. I bëj gjithashtu thirrje z. Sali Berisha të mos nxitohet me deklaratat e tij dhe i them që të mos ngrohë vezët e krimit” thekson Vasili, ndërsa i kërkon ish-Kryeministrit të mos nxitohet me deklaratat e tij.