Zgjerimi i “Unazës së Madhe”, IKMT nis prishjet tek Teknologjiku

Në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në Unazën e Madhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit gjatë së martës nisi operacionin e shëmbjes së tri godinave në segmentin rrugor Komuna e Parisit- Shkolla Teknologjike.Ky aksion i IKMT është në mbështetje të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili ka kryer edhe shpronësimet e objekteve të planifikuara për shembje.Operacioni në këtë zonë parashikohet të zgjasë për disa ditë.