Miratohet në Komision ngritja e Këshillit Kombëtar të Integrimit
Pavarësisht tensioneve për çështjen Doshi, Komisioni i Integrimit i është përmbajtur marrëveshjes, duke miratuar me konsensusin e të gjithëve ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Drejtuesja e këtij Këshilli, Majlinda Bregu ka përshëndetur vendimin që është parë nga partitë politike si një mundësi bashkëpunimi.Tiranë- Komisioni i Integrimit me konsensus të palëve ka miratuar ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.Drejtuese e Këshillit do të jetë deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, sipas së cilës ai rrit përfshirjen e shoqërisë civile, të medias dhe institucioneve të pavarura në proçesin e integrimit të vendit.Përfaqësuesit e partive politike në Komision përshëndetën ngritjen e Këshillit, duke e parë atë si një mundësi më shumë bashkëpunimi midis palëve në proçesin e integrimit europian.Projektligji “për rolin e Kuvendit në proçesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian" pas miratimit në Komision, ditën e enjte do të kalojë për votim në parlament.