Sot drafti përfundimtar i arsimit të lartë, Komisioni rishikoi 60 pika
Drafti i arsimit të lartë ka përfunduar.Ai pritet të prezantohet nga vetë kryeministri Rama ditën e sotme. Komisioni i ngritur për këtë çëshje ka rishikuar 60 pika të tij. Mësohet se nuk do të ketë rritje të tarifave të studimit, po ashtu Universitetet do të kenë në dorë kuotat dhe numrin e stafit. Dekanët janë shprehur se nuk kanë informacion për variantin përfundimar dhe nëse janë marr parasysh sugjerimet e tyre.Tiranë- Kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit Nikolla pritet të prezantojë ditën e sotme draftin e ri të arsimit të lartë.Ky draft për muaj të tërë i është shpërndarë grupeve të interesit për të bërë rekomandimet përkatëse.Akademikët e kundërshtuan atë dhe thanë se drafti nuk ka të bëjë fare me arsimin e lartë dhe i koncepton ato si fondacione.Ora News mëson se Komisioni ka nisur rishikimin me themel të këtij dokumenti të rëndësishëm të arsimit dhe materiali i mëparshëm i shpërndarë, nuk i takonte këtij grupi pune.Janë riparë rreth 60 pika të këtij drafti dhe në vija të përgjithshme në projektligjin që pritet të prezantohet nga Qeveria ka disa ndryshime.Së pari, tarifat e studentëve në Universitetet publike nuk do të rriten. U fol se do të ketë 2 apo 3 fishim të tyre, por sipas Komisionit kjo nuk do të ndodhë.Së dyti, do të jenë Universitetet ato që do të vendosin për kuotat e pranimeve dhe numrin e stafit akademik dhe jo Ministria e Arsimit.Së treti, Departamentet universitare do të kënë më shumë kompetenca.Ndërsa financimi i Universiteteve nga agjencia dhe thithja e investimeve private mbetet i pandryshueshëm.Dekanët i thanë Ora News se nuk janë njohur me variantin përfundimtar dhe nëse janë reflektuar apo jo sugjerimet e bëra.