Tiranë, i mashtroi ndërtuesi, 20 persona kërcënojnë të hidhen nga pallati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2015, 16:09
20 persona kërcënojnë të hidhen nga një pallat 9 katësh në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në zonën e "Misto Mames" në kryeqytet.Sipas banorëve ndërtuesi i objektit nuk i është përmbajtur kontratës së nënshkruar në vitin 2009, e cila parashikonte edhe pagesën e qerasë, teksa prej një vitit e gjysmë nuk është bërë asnjë parapagim.Policia negocioi me banorët për bërë të mundur zbritjen nga tarraca e pallatit, ndërsa shoqëroi disa persona në komisariatin nr.6 lidhur mbi pretendimet e tyre.Kjo është hera e tretë që banorët e "Misto Mames" protestojnë, ndërsa vetë protestuesit kërkojnë që t'a zgjidhin problemin përmes rrugëve ligjore dhe jo nëpërmjet akteve ekstreme.