Autoriteti i Konkurrencës heton blerjen e energjisë.PD: Abuzime me tenderat
Autoriteti i Konkurencës po heton nëse ka pasur blerje të energjisë nga OSHEE, muajit e fundit për të mbuluar humbjet në rrjet. Ndërsa opozita ka kërkuar hetim të plotë të kësaj çështje dhe pretendon se me tenderat ka patur abuzim. Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Shoqata e Furnizuesve e energjisë elektrike ka kërkuar "zgjerim" të tarifës së transmetimit.Tiranë- Autoriteti i Konkurencës ka nisur hetimet për blerjen e energjisë nga OSHEE gjatë muajit të dimrit për mbulimin e humbjeve në rrjet.Në Komisionin Kuvendor të Veprimtarisë Prodhuese, opozita ngriti shqetësimin se janë bërë abuzime me tenderat për blerjen e energjisë.Helidon Bushati: “ Ne kemi thënë që janë abuzime të pastra të çmimit në shitje dhe në blerje. Furnizuesit që kanë furnizuar operatorët shtetërorë për efekt të klientëve jotariforë kanë qenë katër subjekte. Autoritet Konkurence, keni marrë ndonjë hulumtim konkret qoftë dhe sipërfaqësor që kjo situatë ndodhet apo jo në kushtet e mungesës së konkurencës?”Ndërsa Drejtoresha e Autoritetit të Konkurecës, Lindita Lati, tha se po hetohet në një pistë dhe se për shkak të këtij proçesi nuk mund të jepen më shumë detaje.Lindita Lati: “Aktualisht Komisioni i Konkurencës ka përfunduar seancën dëgjimore me të gjitha palët. Pra si me ofruesin e shërbimit, tregtarët ashtu dhe me ankimuesin dhe ofertuesin. Në kushtet aktuale jemi duke parë për një pistë tjetër. Meqënëse është një proçedurë hetimore kaq mund të shprehem dhe ne jemi në proçedurë vlerësimi. Është një proçedurë hetimore e mirëfilltë.”Ndërsa Shoqata e Furnizuesve të Energjisë Elektrike kërkoi tarifë "0" për transmetimin e enegjisë.