Doshi zbulon bisedën me Ramën: Të ka shpëtuar Zoti, denoncoje t’i tregojme vendin Metës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2015, 16:39
Tom Doshi përmes një tjetër reagimi në FB deklaron se vetë Rama i ka kërkuar deputetit të Shkodrës të denoncojë personin që do ti bënte atentat dhe sëbashku ti tregonin vendin Ilir Metës, ndërsa hedh dyshime se për shkak të pazareve që ka ofruar Meta, Kryeministri është detyruar të tërhiqet. Ai shpjegon më tej se e çoi te porositurin per krim ne takim me Ministrin dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise, i cili me doren e tij ka mbajtur shenim çdo deponim qe u be.Pas njoftimit që ka marrë për ndalimin e dëshmitarit në zbardhjen e tentativës së vrasjes, Doshi kërkon që atij dhe familjes se tij ti krijohet urgjentisht mbrojtje per jeten.Tiranë- Deputeti, Tom Doshi, ka zbardhur biseden me kryeministrin Edi Rama në 30 gusht, kur e kishte lajmëruar për kërcënimin me jetë që i ishte bërë atij dhe deputetit Mëhill Fufi.“Ne daten 30 Gusht, ne nje takim me Edi Ramen, ai ka thene: "Te ka shpetuar Zoti Tome. Coje te penduarin tek Saimir Tahiri te bej denoncimin dhe t'ja tregojme vendim Metes". Une e cova te porositurin per krim ne takim me Ministrin dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise, i cili me doren e tij ka mbajtur shenim cdo deponim qe u be. Saimiri me deklaroi qe edhe kane incizuar biseden. Nuk e di se cfare ndryshoi me pas. Nuk e di pse Rama, Tahiri apo Prokurori nuk vepruan. Nuk e di cfare pazari i ka ofruar Ilir Meta ketyre per te mosvepruar”.Në citimin e bërë në fb, Doshi shpreh habinë se si 6 muaj më pas Meta, Rama, Tahiri dhe Prokuroria u vunë në lëvizje për të zbardhur këtë çështje.“Para afro 6 muajsh njoftova Prokurorin e Pergjithshem, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Brendshem per nje tentative te Ilir Metes per te me vrare mua dhe kolegun tim Mhill Fufen. Me vjen mire qe te gjithe keta zoterinj, dje dhe sot, e kane pranuar faktin qe une e kam bere kete denoncim. 6 muaj rresht prita, duke kerkuar cdo dite qe te reagonte shteti per kete denoncim, por askush nuk reagonte. Dhe sot dua ta di, pse nuk reaguan per 6 muaj?”Deputeti Doshi i shprehet mirënjohës dëshmitarit që i shpëtoi jetën dhe i kërkon shtetit ti garantojë jetën atij dhe familjes së tij.“Sapo u njoftova qe Policia ka ndaluar deshmitarin kyc per zbardhjen e tentatives se vrasjes kunder meje. Jeta e ketij deshmitari duhet te garantohet nga shteti dhe atij dhe familjes se tij ti krijohet urgjentisht mbrojtje per jeten. Une i jam mirenjohes atij deshmitari qe nuk e shtypi pultin e dinamitit per te marr jeten time atehere kur dinamiti ishte vene ne makinen time, por zgjodhi rrugen e denoncimit te krimit”.Tom Doshi, i cili u përjashtua nga grupi socialist akuzon kreun e Kuvendit se e ka vendosur kryeministrin Rama në pozitë kriminale.“Ilir Meta sot e ka vene Edi Ramen ne te njejten pozite kriminale. Te mbroj krimin ose ti bjere qeveria. Eshte zgjedhje shume e lehte, po te mos kesh synim pasurimin me cdo kusht. Elektorati socialist ne te gjithe Shqiperine e urren Ilir Meten. Nese Rama do kishte guximin dhe ndershmerine te shkonte ne zgjedhje te reja, pa Ilir Meten ne krah, do te fitonte serish, pavaresisht nje doze zhgenjimi qe ekziston sot ne popull”.Tom Doshi e mbyll postimin në faqen e tij zyrtare në facebook me idenë se së shpejti do të zbardhet e gjithë kjo ngjarje.
LEXO ME SHUME 11:24 Meta: Doshi pengon zbardhjen. Ndryshoi versionin e atentatit e porositësin. Basha të bëjë kujdes11:26 Prokuroria nis hetimet: Tom Doshi të paraqesë provat11:37 Akuzat e Doshit, Rama: Të presim hetimin e plotë të telenovelës së shëmtuar12:22 Berisha: Këshilli i vrasjeve thërret Prokurorin dhe i thotë “heto po deshe”13:25 Akuza e Tom Doshit, shoqërohet në polici i dyshuari si atentator, Durimi Bani13:43 Një ditë pas akuzave të Doshit, Lu e Vlahutin takojnë Bashën14:09 Berisha: Skenari për vrasjen e Doshit, i Metës dhe i Ramës, donin të ma faturonin. Reagon Braho15:37 Pas akuzave të Doshit, Rama takon Llallën dhe Tahirin. Kryeprokurori raporton dhe te Nishani15:45 PD mocion për shkarkimin e Metës. Basha: Ik. Në mbledhjen e grupit mungon Fufi16:39 Doshi zbulon bisedën me Ramën: Të ka shpëtuar Zoti, denoncoje t’i tregojme vendin Metës19:19 Brukseli kërkon hetim, Koçijançiç: Presim sjellje të përgjegjshme të politikës19:41 Vasili i LSI: Berisha të mos nxitohet, të mos ngroh vezët e krimit21:33 Çështja Doshi, Doda i kërkon DASH task-forcë për hetimin e gjithë politikanëve